Një 16-vjeçare hidhet nga klinika ‘Nënë Tereza’

Një vajzë 16 vjeçare e cila ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, respektivisht në repartin e Psikiatrisë në Shkup, është hedhur nga dritarja, raporton TS.

Vajza me iniciale A.SH e lindur në vitin 2006, ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe aktualisht ndodhet në Klinikën për Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv.

Informacione më të detajuara lidhur më rastin, deri më tani nuk kanë dhënë nga policia e as nga spitali.