Një 17-vjeçar mposht numrin 1 të botës në shah

Një adoleshent ka arritur të mposhtë numrin 1 të botës në shah, pesë herë kampionin, Magnus Carlsen.

Sensacioni i ri në sportin e shahut, Dommaraju Gukesh, i bëri vetes dhuratën më të rëndësishme të ditëlindjes, teksa mposhti Carlsen në blitz, përpara turneut Norway Chess.

Më pas, Gukeshit iu dhurua një tortë nga organizatorët me rastin e ditëlindjes.

Kur u pyet nëse do të përgatitej për ndeshjet e ditës së nesërme duke ngrënë shumë tortë, ai u përgjigj: “Shpresojmë“.

Në turneun i cili mbahet në Stavanger, Norvegji, garojnë 10 lojtarë. Fituesi do të marrë përafërsisht 68,400 dollarë dhe vendi i dytë do të fitojë 36,500 dollarë.

Pas tre ndeshjeve të turneut zyrtar, Gukesh qëndron i katërti në renditje me një fitore, një humbje dhe një barazim.

Carlsen qëndron në vendin e tetë, pa fitore, pas dy barazimeve dhe një humbjeje, ndërsa Caruana qëndron në krye të renditjes.

Javën e kaluar, Carlsen fitoi turneun e tij të parë që kur hoqi dorë nga titulli i kampionatit botëror që kishte mbajtur për një dekadë.

Ndërkohë, Gukesh është ngritur me shpejtësi në radhët e shahut pasi shpërtheu si i riu më i suksesshëm.

Ai arriti të fitojë titullin mjeshtri më i ri i shahut ndonjëherë në moshën 12-vjeçare, vetëm disa javë më i madh se rusi Sergey Karjakin.