Veç Shaqiri mund të shënojë kësi goli (VIDEO)
Futbollisti shqiptar nga Gjilani, Xherdan Shaqiri, ka shënuar golin e tij të parë në kampionatin francez që ku erdhi nga Liverpooli.
29-vjeçari ka arritur të shënojë për Lyonin një gol spektakolar ndaj Troyes në Groupama Stadium.
Të parët kaluan në epërsi mysafirët me golin e Xavier Chavalerin (45’+1), ndërsa me të filluar pjesa e dytë, Shaqiri e barazoi rezultatin (48′) pasi pranoi një top nga Bruno Guimaraes, krijoi hapësirë dhe e dërgoi topin në rrjetë, nga një pozitë gati e pamudur.
Lyoni në fund fitoi 3:1. Me këto tri pikë, Lyoni është në vendin e gjashtë me 11 pikë, ndërsa Troyes me 5 pikë është në vendin e 17, një pozitë më lartë se zona e rrezikut.