Një 2-vjeçar kafshohet në fytyrë nga qeni endacak në Prishtinë
Kryetari i Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Ibrahimi, ka njoftuar se sot ka qenë dëshmitar i një sulmi nga qentë endacak ndaj një fëmije dy-vjeçar në sheshin “Nënë Tereza” në Prishtinë.
Rastin e ka postuar si njoftim në ‘Facebook’, teksa ka kritikuar kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, për neglizhencë ndaj çështjes së trajtimit të qenve endacakë.
“Ky eshte alarmi qe nje shoqeri dhe nje qeveri normale duhet te reagoj me urgjence. Perndryshe projektin tone politik per ’Prishtinen e perjetimeve’ do ta shnderroni ne ‘Prishtinen e perjetimeve traumatike dhe tragjike’”, vijon Ibrahimi.
Postimi i plotë:
Lutje per kryetarin e Prishtines – nje prioritet urgjent
Urgjentisht Prishtina te pastrohet nga te gjithe qente endacak.
Sot ne sheshin “Nene Tereza” nje femije nen shoqerimin e prindeve, u kafshua ne fytyre nga nje qen endacak.
Jo shume me larg ishim edhe ne me femijen tone.
Mund ta imagjinoni tmerrin qe perjetoi ai femij dhe prinderit e tij; dhe te gjithe ne qe gjindeshim aty.
Ky eshte alarmi me urgjent qe nje shoqeri dhe nje qeveri normale duhet te i reagoj me urgjence.
Perndryshe projektin tone politik per ’Prishtinen e perjetimeve’ do ta shnderroni ne ‘Prishtinen e perjetimeve traumatike dhe tragjike’.
Te lutemi i dashur kryetar, ky eshte jo vetem prioritet, kjo eshte urgjence. (foto ilustrim)

