Një 21-vjeçar humb jetën në liqen

Një 21-vjeçar me origjinë shqiptare është mbytur në një liqen derisa po argëtohej duke bërë zhytje nga skela me miqtë e tij.

Mediet italiane raportojnë se ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme, 8 korrik, në Bolsena në Viterbo Itali.

I riu, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kishte baba shqiptar dhe nënë italiane.

Sipas medieve italiane, i riu u mbyt para shokëve të tij. Një mik i tij ka thënë se u zhyt për ta ndihmuar, por pa sukses.