Një 22-vjeçar gjendet i pajetë në banesën e tij, dyshohet për atak në zemër

Një ngjarje e rëndë raportohet nga Kavaja, pasi një 22-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij, transmeton Mediafokus.info.

News 24 raporton se i riu me inicialet M.F., është gjetur i pajetë në tualetin e banesës së tij, nga familjarët, të cilët të tronditur kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Dyshimet e para lidhen me një atak në zemër, teksa ishte duke bërë dush.

Trupi i pajetë i tij është dërguar në morgun e spitalit të Durrësit për të mësuar shkaqet e vdekjes së 22- vjeçarit.