Një 24-vjeçar në Ferizaj therret për vdekje
Një 24-vjeçar në Ferizaj ka mbetur i vdekur pas një përleshje me thika. Rastin e ka konfirmuar Policia Rajonale e Ferizajt, përmes një komunikate drejtuar mediave.
“Rreth orës 20:10, policia ka marrë informatën për një rast të përleshjes mes disa personave ku një person është i lënduar me mjet të ftohtë-thikë.Rasti ka ndodhur në Ferizaj në rrugën 12 Qershori në Ferizaj. Viktima nga disa qytetarë është dërguar në emergjencë, ku rreth orës 21:30 minuta, nga mjeku kujdestar,jemi informuar se i njejti nga ndërruar jetë”, ka njoftuar Policia.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, derisa të dyshuarit janë në kërkim.

