Zyrtare: LDK qëndron në sallë për votimin e Vjosa Osmanit presidente

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes me Grupin Parlamentar të kësaj partie, ka konfirmuar se do të qëndrojnë në sallë ditën kur do të votohet presidenti i ri i Kosovës.

Ai tha se të gjithë bashkërisht kenë marrë vendim që LDK nuk do të bëjë obstruksione, por që do të marrë pjesë në votim për presidentin e vendit, transmeton mediafokus.info.

“Sot jam përfshirë në procesin diskutues të zgjedhjes së presidentes. Jam përfshirë me vetëdije me qëllime të mira dhe kam dashur që LDK të ketë zërin e vet. Në këtë kohë kam dëgjuar zëra se LDK duhet të qëndrojë anash e në indiferencë. Në politikë as unë e as kolegët e mi nuk jemi për të marrë vendime të lehta. Jemi për të dhënë zgjidhje edhe kur ato duken të paarritshme. Me forcën politike që kemi kam pasur dy mundësi. Të zgjedh obstruksionin dhe të pengojmë shumicën të marrë vendim ose të jemi pjesë e zhvillimeve duke respektuar nevojën e qytetarëve për stabilitet politik. Kemi zgjedhur të dytën”, tha Abdixhiku, transmeton Mediafokus.info.