Një 24-vjeçare i jep fund jetës me vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në një fshat të Pogradecit.

Një vajzë e re 24-vjeçare është gjetur e vetëvarur në banesën ku ajo jetonte.

Sipas policisë, e reja i ka dhënë fund jetës për motive ende të paqarta.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 01.08.2021, në mbrëmje, në fshatin Losnik, Pogradec, në banesë, është gjetur e vetëvarur shtetasja R. D., rreth 24 vjeçe.

Nga këqyrja paraprake e trupit, nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.