Një 25-vjeçar nga Tetova vdes në aksident në Gjermani
Ka ndërruar jetë në një aksident në Gjermani, Besjan Jashari nga Çellopeku i Tetovës.
Besjani 25 vjeçar kishte emigruar vitet e fundit në Gjermani për një jetë më të mirë.
Ai ka lënë pas gruan dhe një fëmijë, shkruan TS.
Në rrjetet sociale klubet futbollistike të rajonit të Tetovës e përkujtojnë Besjanin pasi ai ka qenë futbollist i tyre.