Një 4-vjeçar dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka dyshime që një 4-vjeçar të ketë rënë në kanalin e Ibër-Lepencit.
Rasti dyshohet që ka ndodhur sot rreth orës 18:30.
“Rreth orës 18:30, Policia ka pranuar informatën se në fshatin Akrashticë të Vushtrrisë, dyshohet se një fëmijë i moshës rreth 4-vjeçar, ka rënë në kanalin e Ibër-lepencit”.
“Policia me njësitet e saja ka dalë në vendin e ngjarjes, si dhe janë njoftuar ekipet e emergjencave civile, zjarrfikësit, ekipet e zhytësve për kërkim-shpëtimit. Mbi dyshimet fillestare në zonën e kanalit Iber-lepenc në fshatin Akrashticë kanë filluar kërkimet për fëmijën”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

