Një 4-vjeçar përplaset nga makina
Një fëmijë 4-vjeç ka përfunduar në spital pasi rreth mesditës së sotme u përplas nga një makinë në lëvizje.
‘Më datë 12.05.2021, rreth orës 12:00, në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë, mjeti me drejtues shtetasin L. H., ka aksidentuar fëmijën e mitur me iniciale A. S. 4-vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve’, thuhet në njoftimin e policisë.

