Një 50-vjeçar nga Gadishi i Gjilanit vdes nga koronavirusi në Gjermani
Viktimë e virusit Covid 19 në Gjermani, është edhe një shqiptar nga Gjilani.
Mediafokus merr vesh se bëhet fjalë për Myshyr Shabanin, 50-vjeçar nga fshati Gadishi i kësaj komune.
Shabani kishte rezultuar person i infektuar me koronavirus dhe nuk ka mundur të mbijetojë meqë kishte edhe sëmundje shoqëruese.
I ndjeri kishte pasur probleme edhe me veshkë dhe duket se infektimi me Covid-19 ka qenë fatal.
Së bashku me familjen, ai kishte emigruar në Gjermani në vitet 90-ta.
Po nga ky fshat ishte edhe 25-vjeçari, Agon Musliu, i cili bëri vetëvrasje në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, e cila është shndërruar në karantinë për personat që kthehen nga jashtë.
Ndryshe, në Gjilan, kanë vdekur deri tani dy persona nga koronavirusi, njëri në Vrapçiq dhe tjetri në Malishevë. /mediafokus.info

