A po e mposht Kosova koronavirusin, sot vetëm 4 raste të reja?

A po e mposht gradualisht Kosova koronavirusin. Sot më 6 maj janë testuar 324 mostra dhe me Covid 19 janë diagnostikuar 4 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prizrenit – dy raste dhe nga një rast nga Rahoveci dhe Leposaviqi.

Sot më 6 maj janë shëruar 43 pacientë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 533 raste.

Nga data 8 shkurt deri më 6 maj 2020 janë testuar gjithsej 9.085 mostra dhe prej tyre pozitive kanë rezultuar 860 raste, me gjithsej 26 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. /mediafokus.info