Një 51-vjeçar gjendet i varur në litar

Një 51-vjeçar u gjet i varur në litar nga familjarët e tij.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj, i cili tha rasti  është e cilësuar si vdekje e dyshimtë.

Rasti ka ndodhur pak pas orës 15:00 dhe është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

“Kemi pranuar një informacion prej qendrës emergjente për një person që gjendet pa shenja jeta. Dyshohet se ka bërë vetëvrasje pasi është gjetur nga familjarët i varur në litar. Kjo po cilësohet si vdekje e dyshimtë”, tha Osmanollaj.