Një 60-vjeçar gjendet i vdekur në veturë

A.M, 60-vjeçar është gjetur i vdekur në një veturë në lagjen Ortakoll në Prizren. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 17:40.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Me datën 06.05.2022, rreth orës 17:40, Policia në Prizren ka pranuar një informatë nga ekipi i Urgjencës se në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’, në lagjen Ortakoll të Prizrenit, nje person në veturën e tipit ‘Skoda’ me targa vendore është pa shenja jete”, tha Vesel Gashi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Ai tha në vendngjarje ka dalë edhe njësiti i Krimteknikës, si dhe prokurori i shtetit.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedura të mëtutjeshme ligjore”.

Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve rajonale në Prizren.