Një 60-vjeçare del nga rruga me makinë dhe mbytet

Një grua 60-vjeçare ka vdekur aksidentalisht, pasi ka humbur kontrollin mbi makinën dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një problem shëndetësor i 60-vjeçares.

Njoftimi:

Më datë 04.08.2022, në Laknas, shtetasja S. Gj., rreth 60 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, për shkak të problemeve shëndetësore. Pas mbërritjes së shërbimeve të Policisë, në vendngjarje, kjo shtetase është gjetur pa shenja jete.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.