Një 81-vjeçare në Gjilan ndërroi jetë nga COVID-19

Një 81-vjeçare në Gjilan ka ndërruar jetë sot nga COVID-19. Njoftimin e kanë dhënë familjarët e saj.

Njoftim mortor!

Sot, në orët e mëngjesit, pas përballjes me virusin Covid-19, ndërroi jetë në moshën 81 vjecare, nana, gjyshja dhe më e dashura jonë, Taibe (Rafuna) Bunjaku. Varrimi bëhet nesër, kryesisht me rrethin e ngushtë familjar. Duke pasur parasysh rrezikun nga pandemia, kemi vendosur mos të mbajmë të pame.
Te pikëlluar, Familja Bunjaku. (foto arkiv)