Një bankë në Gjilan identifikon 900 euro fals
Nga një zyrtar i bankës janë identifikuar 900 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar, përcjell Klankosova.tv.
“Është raportuar nga një zyrtar i bankës se janë identifikuar rreth 18X50 bankënota shuma totale 900 euro të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara. Bankënotat janë sekuestruar nga forenzika. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.