Një bullgar dhe një serb aksidentohen mes vete në Kosovë

Dy shtetas të huaj, njëri bullgar dhe tjetri serb aksidentohen mes vete në autostradën Lipjan-Prishtinë, ku lëndime trupore pëson një femër.

Autostradë, Lipjan-Prishtinë,  28.10.2021 – 12:00. Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy automjeteve me drejtues meshkuj, shtetas të huaj, njëri bullgar dhe tjetri serb. Lëndime trupore ka pësuar një femër. Me vendim të prokurorit, është arrestuar i dyshuari mashkull bullgar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.