Një burrë gjendet i vdekur në një vilë në Gjakovë
Një burrë është gjetur i vdekur në një vilë në Gjakovë. Rasti po hertohet nga policia, shkruan Mediafokus.info.
“Gjakovë 02.12.2020-17:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, në një vilë, nga dy dëshmitarë është gjetur pa shenja jete. Njësitë relevante të policisë kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Përveç njësive policore në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

