Një burrë gjendet pa shenja jete, në gjoks kishte një plagë

Një burrë në Deçan është gjetur pa shenja jete në oborrin e shtëpisë, me një plagë në gjoks dhe një pistoletë afër trupit. Vdekja e tij po hetohet.

Deçan, 18.03.2021 – 07:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në oborrin e tij dhe i njëjti kishte një plagë në gjoks, ku dyshohet se ishte shkaktuar nga arma e zjarrit. Në afërsi të viktimës është gjetur një pistoletë, e cila dyshohet se është përdorur në rast. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës, ku dhe ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML. Rasti duke u hetuar nga njësitë relavante policore, thuhet në raportin e policisë.