Një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpi, familjarët kanë dyshime në vdekjen e tij
Një burrë në Leposaviq është gjetur pa shenja jete në shtëpi, derisa familjarët kanë ngritur dyshime në vdekjen e tij. Rasti është cilësuar ‘vdekje e dyshimtë’.
Fsh. Jelekce, Leposaviq 07.12.2020 – 15:50. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Familjarët e tij dyshojnë se vdekja e tij nuk ishte e natyrshme. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe janë duke hetuar rastin. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është marrë nga Mjekësia Ligjore për Obduksion, thuhet në njoftimin e policisë.

