Një burrë gjendet pa shenje jete në një shtëpi në ndërtim e sipër, dyshohet në vetëvrasje
Një burrë në Pejë është gjetur pa shenja jete në katin e dytë të një shtëpie në ndërtim e sipër. Dyshohet të ketë bërë vetevrasje, ndersa rasti eshte hapur nga policia si ‘hetim i vdekjes’.
Rr. Kuvendi i Lezhës, Pejë 01.10.2020 – 15:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar në katin e dytë të një shtëpie në ndërtim e sipër ishte gjetur pa shenja jete i cili dyshohet se kishte bërë vetëvrasje. Në vendin e ngjarjes përveç njësive palcore ka dalë ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet ne njoftimin e policise. (foto arkiv)

