Një burrë në Deçan rrëzohet aksidentalisht dhe vdes

Një person në Deçan është dërguar pa shenja jete në QKMF. Sipas familjarëve, ai është rrëzuar aksidentalisht dhe si pasojë e lëndimeve ka vdekur.

Rasti po hetohet nga policia.

Fsh Carrabreg, Deçan 05.12.202216:30  Nga familjarët e tij në QKMF, është dërguar pa shenja jetë viktima mashkull kosovar. Sipas familjarëve viktima ishte rrëzuar aksidentalisht dhe si pasojë e lëndimeve të marra kishte ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për autopsi, thuhet në raportin e policisë (foto ilustrim).