Si në filma, të shtëna nga vetura në vetura

Një person ka shtënë me armë zjarri nga vetura e tij në lëvizje në veturën tjetër, ku ndodheshin katër persona. Rasti është cilësuar ‘vrasje në tentativë&armëmbajtje pa leje’.

Podujevë 14.12.2020-14:25. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, dyshohet se nga një veturë me targa të huaja e cila kishte qenë në lëvizje kishte gjuajtur me armë zjarri dhe goditë veturën tjetër me targa vendore në të cilën kishin qenë katër viktima meshkuj kosovarë, por askush nuk ishte lënduar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore ku kanë gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë të fishekut. Lidhur me rastin është bastisur shtëpia e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy fishekë. Nuk dihet motivi i rastit, i dyshuari gjendet në arrati, rasti vazhdon të hetohet, thuhet në raportin e policisë.