Një burrë raporton se në një gropë të mbushur me ujë në Pejë është një trup njeriu

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast në Pejë, ku një burrë ka raportuar se në një gropë të mbushur me ujë, të thellë 2-3 metra, është një trup njeriu.

Rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

“HETIM I VDEKJES – Pejë. Më 01.03.2024 dëshmitari mashkull kosovar, ka informuar se në një gropë të mbushur me ujë, të thellë rreth 2-3 metra është një trup njeriu. Rasti në hetime”, thuhet në raport.