Një burrë u dërgua në emergjencë pa shenja jete, bashkëshortja tha se ai kishte probleme shëndetësore

Një person në Istog u dërgua në emergjencë pa shenja jete. Bashkëshortja e tij tha se ai kishte probleme shëndetësore. Trupi i viktimës u dërgua për obduksion, ndërsa vdekja e tij po hetohet nga policia.

Istog, 15.08.2021 – 13:13. Është raportuar së në QKMF është dërguar një person mashkull kosovar pa shenja jete, sipas gruas së tij i njëjti kishte probleme shëndetësore. Nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për Obduksion, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)