Një foshnje vdes në aksident, tre fëmijë të tjerë përfundojnë në spital me lëndime
Një foshnje ka vdekur në një aksident komunikacioni, derisa drejtuesja e veturës dhe tre fëmijë tjerë janë lënduar, njofton policia e Kosovës.
Një person, drejtues i mjetit tjetër, i cili ka marrë pjesë në aksident, është arrestuar.
Fsh. Makoc, Prishtinë, 15.08.2021 – 15:54. Është raportuar për një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me ngasës i dyshuari mashkull dhe viktima femër kosovarë. Si pasojë e aksidentit një foshnje gjashtë muajsh ka ndërruar jetë, ndërsa ngasësja dhe tre fëmijë të tjerë janë lënduar. Te lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor, ndërsa trupi i pa jetë iu është dorëzuar familjarëve për ceremoni të varrimit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë. (foto arkiv)