Një burrë vdes në spital, ku ishte dërguar me shenja jete
Policia po e heton vdekjen e një burri në Deçan, i cili në vendngjarje ishte konstatuar me shenja jete, mirëpo ka vdekur në spital, ku ishte dërguar.
Deçan, 01.09.2021 – 07:50. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, është dyshuar se është pa shenja jete, pasi që mjeku në vendngjarje ka konstatuar që ka shenja jete, viktima është transportuar në Spitalin e Pejës, mirëpo i njëjti ka vdekur. Me vendim të prokurorit, viktima është dërguar në IML për obduksion, thuhet në raportin e policisë.

