Një burrë vrau me kallashnikov gruan dhe plagosi dy persona, njëri prej tyre avokat

Një krim i rëndë në familje ka tronditur Elbasanin mesditën e sotme, ku burri ka vrarë me armë zjarri gruan e tij. Ndërkohë të plagosur raportohet se kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, njëri dyshohet se është avokat dhe tjetri një kalimtar.

“Panorama.al” mëson se viktima është Liljana Buzo 54 vjeçe, ndërsa autori i krimit Koço Buzo 58 vjeç.

Të plagosur kanë mbetur Gëzim Tocila dhe një kalimtari i identifikuar si Adriatik Kolaj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Gjykatës së Elbasanit, ku mësohet se çifti sapo kishte përfunduar seancën gjyqësore, ku gruaja kërkonte urdhër mbrojtje për shkak se dhunës qe bashkëshorti i ushtronte.

Pas krimit, autori u arrestua nga forcat e policise.

Mes bashkëshortes Liljana Buzo dhe Koço Buzos ka patur një proces divorci në gjykatën e Elbasanit. Pasi kanë dalë nga gjykata, Koço Buzo, ish-punonjës policie ka shkuar ka marrë një armë tip kallashnikov duke e qelluar disa herë.

Sipas Policisë, Liljana Buzo ka ndërruar jetë gjatë transportit në spital.

Po ashtu sipas policisë kanë mbetur të plagosur Gëzim Toçila me profesion avokat edhe shtetasi, Adriatik Kolaj, i cili mësohet se eshte plagosur në dorë nga një cifël guri.