Një djalë ushtron dhunë ndaj nënës, një tjetër ndaj babës
Në dy raste të ndara në Prishtinë, fëmijët kanë dhunuar prindërit e tyre, njëri psikikisht e tjetri fizikisht.
Njoftimi i policisë
Prishtinë 10.12.2022, 01:30. Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, i dyshuari mashkull kosovar, djali i saj, ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Nuk raportohet për të lënduar.
Prishtinë 10.12.2022-19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt. (foto ilustrim).

