Një djali në Prishtinë i del punë me nanën, një tjetri në Podujevë – me babën

Gjithnjë e më të shpeshta po bëhen rastet e dhunës në familje, ku viktima janë edhe prindërit. Kësisoj, një djali në Prishtinë i ka dalë punë me nanën, derisa një tjetri në Podujevë – me babën.

Prishtinë, 06.06.2021 – 13:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Podujevë, 06.06.2021 – 19:00. Viktima mashkull kosovar ka informuar se është kanosur nga i biri i tij i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar nga njësitë relavante, thuhet në raportin e policisë.