“Një dorëzim në Spokan” vjen sonte në Teatrin e Gjilanit
Sot, e hënë, 7 tetor, nga ora 20:00, në Teatrin e Gjilanit vjen repriza e shfaqjes “Një dorëzim në Spokan” nga Martin McDonagh, regjisor Blendi Arifi.
Kjo vepër intriguese, e njohur për kombinimin e saj unik të humorit të zi, do të sjellë një përvojë të paharrueshme për të gjithë adhuruesit e teatrit.
Mos humbisni rastin për të parë këtë shfaqje që eksploron thellësitë e natyrës njerëzore përmes personazheve të saj komplekse dhe ngjarjeve të papritura.
“Një dorëzim në Spokan” takon kokë më kokë personazhet dhe historitë e tyre të turbullta.
Është tregim për historitë sipërfaqësore të njerëzve që i bëjnë ata të huaj.
Regjia: Blendi Arifi
Aktorë: Alban Shahiqi, Florent Salihu, Djellza Dema, Blendi Arifi
Skenografia dhe kostumet: Qëndresë Isufi.

