Nesër, Tryeza për Beqir Musliun, në 25 vjetorin e shkuarjes në amshim

Shkrimtari gjilanas Beqir Musliu, si njëri nga më të shquarit në nivel vendi, e që shkoi në amshim këtu e 25 vite më parë, ishte në aktin e themelimit të këtij manifestimi me karakter kulturor e kombëtar si dhe përkushtues për martirët e kombit, “Flaka e Janarit”, në dhjetorin e vitit 1991, në lokalet e shkollës së muzikës në Gjilan.

Në nderim të tij , Manifestimi i tridhjetë jubilar i këtij Manifestimi i përkushtohet jetës dhe veprës së tij me një Tryezë letrare, e cila do të mbahet në hapësirat e Bibliotekës së Qytetit, duke filluar nga ora 13:00.

Për Figurën dhe krijimtarinë e tij të bollshme letrare, flasin njohës të shquar të veprës së tij, si prof dr. Anton Nikë Berisha, Ibrahim Kadriu, Nexhat rexha, Emin Azemi e Mehmetali Rexhepi.

Tryeza do të drejtohet nga shkrimtari Sabit Rrustemi ndërsa me deklamime do të paraqiten Xhezide Selimi e Elenë Hajdari.

Shkaku i masave anti -Covid, prania e artdashësve është e kufizuar dhe vetëm me ftesa./Mediafokus.info/