Një emigrant humb në malet e Shqipërisë bashkë me vajzën e mitur
Dy persona, klandestinë nga Siria, kishin humbur në një terren të vështirë malor. Bëhet fjalë për shtetasin A.M 28-vjeç dhe vajzen e tij e mitur 11-vjece.
Dy shtetasit e huaj janë transportuar në Spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
“Pas marrjes së njoftimit se në një terren malor në malin Moravë, mbi fshatin Dishnicë, Korçë, një vajzë e mitur siriane kishte humbur rrugën së bashku me babain e saj, forcat e policisë në bashkëpunim me shërbimet FRONTEX-it, menjëherë janë nisur drejt zonës së raportuar për të verifikuar rastin.
Pas disa orë kërkimesh, forcat e policisë nga informacionet e grumbulluara, të ndihmuar edhe nga banorë të zonës, bënë të mundur gjetjen e dy shtetasve, vajzës së mitur 11 vjeçare dhe shtetasit M. A., 28 vjeç, banues në Siri, emigrantë të paligjshëm”, thotë policia. (foto arkiv)

