Një familje 4 anëtarëshe bie nga ura dhe humbin jetën të gjithë

Viktimat janë 37-vjeçari Veysel Aydogmus, bashkëshortja e tij 35-vjeçare Emine dhe dy fëmijët e tyre Batuhan 16 dhe Mete 13-vjeç.

Aksidenti ka ndodhur në një urë në Adana kur 37-vjeçari ka tentuar të parakalojë një automjet përpara pa e kuptuar megjithatë se në të njëjtën kohë një makinë tjetër po tentonte të bënte të njëjtën gjë.

Sipas mediave turke, tre nga trupat u gjetën brenda makinës, katër orë pasi mjeti u përplas.

Trupi i njërit prej fëmijëve u gjet jashtë makinës, pasi besohet se doli nga automjeti, por u mbyt pasi nuk dinte të notonte.