Një femër dyshohet të jetë detyruar për ndërprerje të shtatzanisë me shtrëngim
Një femër nga Shwqipëria ka raportuar në polici për ushtrim dhune ndaj saj nga persona te panjohur dhe ekziston dyshimi për ndërprerje të shtatzanisë.
Lagjja Ulpiana, Prishtinë 05.04.2021 – 17:00. Është raportuar se persona deri me tani të pa njohur fillimisht kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër shqiptare shtetase e Shqipërisë. Ekziston dyshimi se ndaj viktimës personat e dyshuar mund të kenë kryer veprën penale ndërprerje e shtatzënisë dhe shantazh. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet, thuhet në njoftimin e policisë. (foto arkiv)

