I burgosuri sulmon gardianin në QKUK derisa ishte duke marrë trajtim mjekësor

Një i burgosur e ka sulmuar gardianin derisa ishte duke marrë trajtim mjekësor në QKUK. Bëhet fjalë për një person me të meta psikike, derisa rasti është cilësuar ‘sulm ndaj personit zyrtar’.

QKUK Prishtinë 09.04.2021 – 01:45. Është raportuar se një i dyshuar mashkull  kosovar (me të meta psikike), i paraburgosur në burgun e sigurisë së lartë, deri sa ishte duke marrë tretman mjekësor, ka sulmuar një gardian i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore. I dyshuari nuk është intervistuar ende për shkak të gjendjes shëndetësore, thuhet në raportin e policisë.