Qytetarët ‘gjobisin’ edhe një polic që nuk respektoi rregullat e trafikut

Policia e Kosovës ka gjobitur edhe një pjesëtar të saj, pas denoncimit të qytetarëve për shkelje të rregullave të trafikut.

Ka disa ditë që PK-ja po shqipton gjoba duke iu referuar fotografive të dërguar nga qytetarët, kur bëhet ndonjë kundërvajtje në trafik.

“Automjeti që shihni në këtë foto është i Policisë së Kosovës, ndërsa pas pranimit të informacioneve relevente është identifikuar shoferi i tij dhe Policia ka marr masat adekuate përfshirë edhe shqiptimin e gjobës ndaj këtij punonjësi policor. Kerkohet nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik qofshin ata edhe zyrtarë policor apo të tjerë të ju përmbahen rregullave në trafik sepse zero tolerancë do të aplikohet ndaj secilit pa dallim”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ky nuk është rasti i parë që një punonjës i Policisë së Kosovës gjobitet për arsye të mosrespektimit të rregullave të trafikut.