Një femër në Gjilan arrestohet për kanosje ndaj një mashkulli
Një femër në Gjilan është arrestuar për dhunë në familje pasi ka kanosur një mashkull, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.
Gjilan 10.10.2020 – 22:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare e cila pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar kishte shkaktuar probleme dhe e kishte kanosur. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar e dyshuara është ndaluar në mbajtje për 48 orë, thuhet në raport.


 
 
						 
						