Një femër në Prizren raporton se është dhunuar

Një femër në Prizren ka raportuar në polici se është dhunuar nga një person, i cili ka kryer marrëdhënie pa dëshirën e saj.

Prizren Mars-2021.  Viktima femër kosovare me 03.05.2021 ka raportuar se në kohën e cekur (nuk dihet data e saktë) i dyshuari mashkull kosovar, ka kryer marrëdhënie seksuale me të kundër dëshirës së saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin, thuhet në njoftimin e policisë, e cila rastin e ka cilësuar ‘dhunim’. (foto arkiv)