Një femër në Viti goditet nga predha në ballkonin e shtëpisë, gjendja e saj e rëndë
Një femër në Viti është qëlluar nga një predhë derisa ishte në ballkonin e shtëpisë, raporton policia, shkruan Mediafokus.info.
Viti 01.01.2021 – 00:02. Raportohet se viktima femër kosovare deri sa ishte në ballkonin e shtëpisë është goditur nga një predhë e armës së zjarrit. Viktima është dërguar ne Emergjencën e Gjilanit dhe e njëjta sipas mjekut kujdestar, është në gjendje të rëndë. Rasti është duke u hetuar.

