Një femër nga Serbia ka aksidentuar dy fëmijë në Kosovë

Një femër nga Serbia ka aksidentuar dy fëmijë në Kosovë. Fëmijët janë dërguar në shtëpi pas trajtimit mjekësor, ndërkaq e dyshuara është urdhëruar të paraqitet sot në gjykatë.

Mitrovicë 18.04.2021-14:25. Raportohet se e dyshuara femër serbe, shtetase e Serbisë duke drejtuar veturën e saj, nga pakujdesia ka goditur dy fëmijë femra kosovare. Viktimat janë dërguar në tretman mjekësor dhe më pas janë liruar në shtëpi. Me vendim të gjyqtarit kujdestar, e dyshuara  është urdhëruar  të paraqitet me datë 19.04.2021 në procedurë të shpejtë, thuhet në njoftimin e policisë.