Një fëmijë aksidentohet për vdekje, arrestohet i dyshuari

Një fëmijë në Istog është aksidentuar për vdekje nga një veturë në lëvizje.

Vozitësi i veturës ëdhtë arrestuar dhe është dërguar në mbajtje si shkaktar i aksidentit me fatalitet.

Fsh. Kovragë, Istog 15.08.2022 – 17:15. Ka ndodhë një aksident trafiku ku i dyshuari mashkull kosovar me veturën e tij ka goditur një këmbësor fëmijë. Si pasojë e aksidentit fëmiu nga lëndimet e rënda ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.