Një fëmijë aksidentohet rëndë në këndin e lojrave
Një fëmijë ka pësuar lëndim të rëndë në një kënd të lojrave në Prizren, njofton policia e Kosovës. Rasti është cilësuar ‘lëndim i rëndë aksidental’, derisa fëmija është dërguar në QKUK për mjekim.
Prizren, 06.06.2021 – 18:10. Raportohet se në këndin e lodrave të një restoranti, është lënduar aksidentalisht fëmija, viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Njësia përkatës policor është duke hetuar rastin, thuhet në raportin e policisë.

