Vëllai arrestohet për shkelje të detyrimeve familjare ndaj motrës

Një person në Gjakovë është arrestuar për ‘shkelje të detyrimeve familjare’, pasi është raportuar nga motra e tij, njofton policia e Kosovës.

Gjakovë,  06.06.2021 – 13:25. Viktima femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka heq dorë nga përkujdesja ndaj saj si dhe për pronën e përbashkët-shtëpisë dhe ka ushtruar padi në gjykatë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.