Një fëmijë dërgohet pa shenja jete në QKMF
Një fëmijë (mashkull) është dërguar pa shenja jete në QKMF në Rahovec, njofton policia e Kosovës përmes rasportit 24 orësh. Rasti po hetohet.
Rr. Avdullah Bugari, Rahovec 24.12.2021-16:45. Është raportuar se në QKMF-Rahovec nga familjarët është sjell një fëmijë mashkull pa shenja jete. Ekipi kujdestar mjekësor ka konstatuar vdekje e viktimës, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.