Kapet mbi gjysmë kilogram ari në Vërmicë

Oficerët e Doganës kanë parandaluar futjen ilegale të mbi gjysmë kilogrami stoli ari në pikëkalimin kufitar të Vërmicës.

Gjatë kontrolleve rutinore oficerët doganor kanë selektuar për kontroll detal një autobus të linjës Kosovë – Shqipëri, gjatë kontrollit oficerët kanë gjetur stoli ari në sasi mbi 500 gramë

Sasia ka qenë në një qese të letrës dhe është gjetur te vozitësi I autobusit.

Sasia është konfiskuar si dhe rasti ka vazhduar për kundërvatje doganore dhe për hetime të mëtejme, thuhet në njoftim.