Thyhet shtylla e internetit, rrëzohet punëtori dhe merr lëndime trupore

Një punëtor interneti në Gjilan është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore, pasi shtylla ku punonte është thyer. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim.

Gjilan 10.07.2021 ─ 10:00. Viktima mashkull kosovar deri sa ka qenë duke kryer punimet për ndërrimin e një shtylle të rrjetit të Internetit, është thyer shtylla dhe viktima është rrëzuar me ç’rast ka pësuar lëndime  trupore. Viktima është dërguar në QKUK-ë Prishtinë,  rasti është duke u hetuar, thuhet në njoftimin e policisë.